Real Madrid fiton nga Atletico Madrid dhe prekë finalen
Uran Krasniqi / RTKLive
Futbollistët e Real Madrid janë treguar fleksibil në kohën shtesë duke evituar penalltitë dhe duke mundur Atletico Madrid.
Kësisoji Real Madrid është finalisti i parë i Superkupës së Spanjës.
Kjo pasi e ka mposhtur Atletico Madridin me rezultat 5-3.
Mario Hermoso zhbllokoi rezultatin kur realizoi në minutën e gjashtë për Atleticon.
Dy golat brenda nëntë minutave, Antonio Rudiger, 20’, Ferland Mendy, 29’, bënë që rezultati të përmbysej në 2:1.
Griezmann barazoi rezultatin në minutën e 37.
Pjesa e parë u mbyll me barazim 2-2.
Antonio Rudiger shënoi një tjetër gol, por kësaj rradhe në portën e gabuar, duke i dhënë Atleticos epërsinë për herën e dytë në minutën e 78-të.
”Drama” në Riad të Arabisë vazhdoi ende, me Carvajal i cili shënoi për 3-3, në minutën e 85-të, duke e çuar ndeshjen në vazhdime.
Real Madridi ishte tejet me fat, pasi Stefan Savic realizoi autogol në minutën e 116-të, për ta kthyer epërsinë në 4-3.
Fitoren e tyre e vulosi Brahim Diaz, që realizoi për 5-3 në minutën e 120+2-të.
Në finale, Real Madridi do të pres fituesin e duelin mes Barcelonës dhe Osasunës.























