Rennes kritikon futbollistin për mospërmbajtje të rregullave të klubit
Uran Krasniqi / RTKLive
Rennais ka kritikuar sjelljen e futbollistit, Nemanja Matic, i cili nuk u është përmbajtur rregullave të klubit.
Ish-futbollisti i disa klbueve evropiane nuk ka arritur të paraqitet në seancat e tij të fundit stërvitore gjë e cila ka nxitur edhe reagimin e klubit francez.
Rennais ka lëshuar një deklaratë të enjten ku ka shprehur mospajtimin e vet me veprimet e futbollistit.
“Mesfushori i Stade Rennais F.C. Nemanja Matic nuk ka arritur të paraqitet në seancat më të fundit stërvitore me ekipin profesionist”, thuhet në deklaratën e klubit. "Kjo sjellje është krejtësisht e pakuptueshme nga një lojtar me përvojë dhe me kontratë deri në vitin 2025".
Matic iu bashkua klubit të Ligue 1 në gusht të vitit të kaluar nga AS Roma, pasi kishte kaluar një sezon në klubin e Serie A, dhe më parë kishte luajtur me Manchester United dhe Chelsea. Ai ka bërë nëntëmbëdhjetë paraqitje për klubin francez këtë sezon.























