Tottenham transferon mbrojtësin rumun
BKT
Sport

Tottenham transferon mbrojtësin rumun

Uran Krasniqi / RTKLive

Tottenham Hotspur ka kompletuar nënshkrimin e qendërmbrojtësit Radu Dragusin nga Genoa. 

Futbollisti rumun ka nënshkruar kontratë gjashtëvjeçare me klubin që garon në Premier League. 

Dragusin pritet të jetë në dispozicion të trajnerit Ange Postecoglou kur "Spurs" udhëton të dielën për t'u përballur me Manchester United në Premier League.

Rumuni bëhet nënshkrimi i dytë i Tottenham këtë muaj pas huazimit të Timo Werner nga RB Leipzig.