Izraeli vazhdon operacionet në Gazë,në Tel-Aviv kërkojnë lirimin e pengjeve
BKT
Rajoni dhe Bota

Izraeli vazhdon operacionet në Gazë,në Tel-Aviv kërkojnë lirimin e pengjeve

Luan Qorraj |RTK

Forcat izraelite po vazhdojnë me operacione në Rripin e Gazës përderisa është bërë e ditur se Izraeli ka vendosur një bllokadë të re të telekomunikimeve në tërë territorin. Ndërkohë, me rastin e 100 ditëshit të fillimit të luftës, mijëra izraelitë në Tel-Aviv kërkuan lirimin e pengjeve që ende mbahen nga Hamasi

Forcat izraelite kanë vazhduar me sulme ajrore dhe opoeracione tokësore në pjesën më të madhe të rripit të Gazës. Edhe pse, niveli i bombardimeve është më i ulët se në të kaluarën, vazhdojnë raportet për përleshje mes forcave izraelite dhe luftëtarëve të Hamasit. Gjithashtu ka raporte për bastisje dhe përleshje të reja mes forcave izraelite dhe civilëve palestinez apo grupeve militante në pjesët e ndryshme të bregut përendimor, ku vazhdimësia e luftës në Gaza po vazhdon të rrisë tensionet me Izraelin dhe kolonët.

Ndërkohë, me rastin e 100 ditëve të luftës në Rripin e Gazës, në Tel Aviv është mbajtur një tubim i madh në të cilin mijëra qytetarë të Izraelit, përfshirë edhe disa pjesëtarë të qeverisë, kërkuan që autoritetet të përqendrohen në kthimin e pengjeve e jo në vazhdimin e luftës kundër Hamasit.

Gjithashtu janë paralajmëruar dhjetëra protesta dhe parakalime në shumë qytete të mëdha të botës, në të cilat grupacionet e ndryshme do të shprehin përkrahjen e tyre për popullin palestinez, apo për operacionet e Izraelit në Rripin e Gazës.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota