Mediet e huaja për protestën në Beograd: Hajini u zë në flagrancë
RTKlive
Disa mijëra mbështetës të opozitës serbe janë sërish në rrugët e Beogradit, duke kërkuar anulimin e zgjedhjeve. Agjencitë e huaja kanë shkruar për protestën dhe deklarimet e opozitarëve, të cilët presidentin serb Aleksander Vuçiq e quajnë hajn të votave.
Agjencia amerikane e lajmeve AP shkruan sonte se “përkrahësit e opozitës serbe u rikthyen sot në rrugë, duke akuzuar qeverinë populiste të presidentit Aleksandar Vuçiq se kishte organizuar mashtrime në zgjedhjet parlamentare dhe lokale të muajit të kaluar”.
Protestuesit kërkojnë që votimi i 17 dhjetorit të anulohet dhe të mbahet sërish në kushte të lira dhe të ndershme. Demonstrata të ngjashme u mbajtën edhe në ditët pas zgjedhjeve, shkruan AP, transmeton N1.
Agjencia raportoi se politikania e opozitës Marinika Tepiq tha "para qindra demonstruesve" se "i gjithë planeti e di se hajduti u kap duke vjedhur".
Partia Progresive Serbe në pushtet u shpall fituese, por aleanca kryesore opozitare "Serbia kundër dhunës" pretendon se zgjedhjet u vodhën, veçanërisht në zgjedhjet për autoritetet e qytetit të Beogradit, kujton AP dhe shton se autoritetet zgjedhore dhe gjykatat kundërshtuan ankesat e grupit opozitar për zgjedhjet.
Vëzhguesit ndërkombëtarë thanë se zgjedhjet u mbajtën në kushte të padrejta, duke treguar për parregullsi serioze që përfshinin mbushjen e kutive të votimit dhe blerjen e votave, shkruan AP.
Disa vëzhgues të zgjedhjeve lokale pohuan se votuesit nga e gjithë Serbia dhe vendet fqinje janë sjellë me autobus për të votuar në Beograd. Vëzhguesit e zgjedhjeve lokale dhe mbështetësit e opozitës pretendojnë se mbështetësit populist janë regjistruar në adresa të rreme, raporton AP, duke shtuar se Vuçiq dhe partia e tij i kanë quajtur ato raporte "të sajuara".
Disa mijëra njerëz u mblodhën sonte në Beograd me ftesë të opozitës për të sfiduar rezultatet e zgjedhjeve në Serbi, pothuajse një muaj pas votimit në të cilin fitoi partia në pushtet, shkruan agjencia franceze e lajmeve AFP.
“Duhet të luftojmë për zgjedhje të reja në kushte të ndryshme”, tha Marinika Tepiq, një nga opozitarët, duke premtuar në fjalimin e saj se do të vazhdojë luftën deri në fitore.
“Ne ia arritëm qëllimit dhe sot Evropa dhe e gjithë bota e di se ne i kapëm hajdutët në flagrancë”, shtoi ajo. “Ne morëm një lajm të shkëlqyer nga Evropa, nga familja jonë evropiane: nesër do të ketë debat në Parlamentin Evropian për zgjedhjet në Serbi. Ne iu drejtuam Evropës dhe botës, komunitetit ndërkombëtar, për t'u treguar atyre se çfarë po ndodh këtu dhe se zgjedhje të ndershme në Serbi nuk janë të mundshme”, ka thënë Tepiq.
“Do të doja të jetoja në një shoqëri ku të paktën mund të votoj pa na vjedhur votat”, tha për AFP Zhivota Marović, 46 vjeç, një inxhiniere elektrike.
Opozita, shkruan AFP, beson se votimi duhet të përsëritet, i dëmtuar nga mashtrimet dhe parregullsitë - sipas vëzhguesve ndërkombëtarë. Presidenti Aleksandar Vuçiq, i cili i hodhi poshtë të gjitha këto akuza dhe i kushtoi pak vëmendje shqetësimeve të disa vendeve evropiane për mashtrim, nuk përjashtoi që qytetarët e Beogradit të ftoheshin sërish në zgjedhje - nëse SNS, e cila (sipas rezultateve preliminare ) fitoi 49 mandate në parlamentin e qytetit nga 110 vende, i mbetur pa aleatë, shkruan AFP.























