20:16 / 18.01.2024
Malisheva transferon futbollistin e 2 Korrikut
Uran Krasniqi/RTKLive
Riad Jashari është futbollisti më i ri i Malishevës. Për transferimin e futbollistit të 2 Korrikut ka njoftuar vetë skuadra nga Kosova qendërore përmes një komunikate.
"Arrijmë marrëveshje me FC 2 Korrikun për transferimin e Riad Jasharit.
Mirësevjen Riad, suksese!", ka njoftuar Malisheva.
Aktalisht në tabelën e Superligës së Kosovës, e cila kryesohet nga Balkani, Malisheva gjendet në pozitën e katërt.























