15:45 / 20.01.2024
Arsenal rigjen fitoren
Uran Krasniqi / RTKLive
Kur Arsenal ka fituar kundër Crystal Palace të shtunën në Premier League i ka dhënë fund një serie prej katër ndeshjesh pa fitore në të gjitha garat.
Ndeshja e zhvilluar në "Emirates Stadium" është mbyllur me rezultat të thellë 5-0.
Gabriel Magalhaes (11′), Dean Henderson (37′), Leandro Trossard (59′) dhe Gabriel Martinelli (90+4′, 90+5′) shënuan në fitoren e londinezëve.
Me këtë fitore Arsenali ngritet në vendin e tretë në tabelë me 43 pikë, aq sa ka edhe Manchester City dhe dy më pak se lideri i Premierligës, Liverpuli.
Në anën tjetër Crystal Palace renditet në vendin e 14-të me 21 pikë.
Në agjendën e Premier League sot është edhe dneshja tjetër Brentford - Nottingham Forest.























