Prishtina fiton nga Istogu
Uran Krasniqi / RTKLive
Me pesëmbëdhjetë pikë dallim është mbyllur ndeshja mes Sigal Prishtinës dhe Istogut.
Në ndeshjen e Javës së tetëmbëdhjetë të Prince Caffe Superligës në basketboll, kryeqytetasit kanë arritur që të fitojnë.
Rezultati përfundimtar i takimit ka qenë 68:83 (22:21, 13:21, 18:16, 15:25).
Në çerekun e parë u zhvillua lojë kryesisht e barabartë, ku herë njëra skuadër kalonte në epërsi e herë tjetra, por pa mundur për tu shkëputur në rezultat dhe kjo pjesë përfundon 22:21. Por, në periudhën e dytë për një nuancë prishtinasit ishin më të mirë, duke shkuar në pushim me rezultat 35:42.
Lojë kryesisht e barabartë u zhvillua edhe në periodën e tretë, ku shifrat pas 30 minutash ishin 53:58. Megjithatë, në pesë minutat e fundit dhe vendimtar, kryeqytetasit u shkëputën dhe fituan 68:83.
Te Istogu u dalluan Arian Azemi me 20 pikë e pesë asistime, Tyres Prince me 17 pikë e 11 kërcime dhe Labinot Kelmendi me 15 pikë, ndërsa më i miri te Sigal Prishtina ishte Fisnik Rugova me 21 pikë, 15 kërcime e pesë asistime.
Në tabelën e kryesuar nga Trepça, Prishtina gjendet në vendin e tretë, ndërsa Istogu në vendin e tetë.























