Vriten tre ushtarë amerikanë nga një sulm me dron, në Jordani
Hanife Osmani /RTK
Tre ushtarë amerikanë janë vrarë nga një sulm me dron në Jordaninë Verilindore. Sulmin e dënoi ashpër presidenti amerikan, Joe Biden, i cili tha se janë ende duke mbledhur prova të mjaftueshme.
Tre ushtarë amerikanë janë vrarë nga një sulm me dron në Jordani dhe 25 të tjerë kanë mbetur të plagosur, sipas njoftimit të fundit nga ushtria amerikane.
Komanda Qendrore e SHBA-së përmes një deklarate bëri të ditur se viktimat u shkaktuan nga një sulm me dron në një bazë në Jordaninë Verilindore, pranë kufirit me Sirinë.
E Presidenti amerikan, Joe Biden, deklaroi se sulmi u krye nga grupet militante radikale të mbështetura nga Irani.
Që nga sulmet e Hamasit në Izrael, kjo është hera e parë që ushtarët amerikanë vriten pas sulmit të 7 tetorit.
Presidenti Biden, shprehu ngushëllime për të rënët familjarëve dhe gjithë amerikanëve, përderisa theksoi se janë ende duke u grumbulluar prova shtesë për sulmin e padrejtë dhe të neveritshëm, thuhet, mes tjerash, në deklaratën zyrtare.























