20:37 / 29.01.2024
Katari dhe Jordania kalojnë në çerekfinale
Uran Krasniqi/RTKLive
Katari dhe Jordania kanë kaluar në çerekfinale të Kupës së Azisë, pas fitoreve nga Palestina, respektivisht nga Iraku.
Në ndeshjen e zhvilluar në "Al Bayt Stadium", vendi organizator i turneut ka fituar nga Palestina me rezultat të ngushtë 2-1.
Palestinezët kanë kaluar në epërsi me golin e Dabbagh në minutën e tridhjetë e shtatë, por pastaj Al Haydos (46') dhe Afif (49') nuk kanë lejuar befasinë.
Ndërsa në "Khalifa International Stadium", ku Jordania ka fituar me rezultat 3-2 janë shënuar pesë gola. Al-Naimat (45+1'), Al-Arab (90 + 5') Al-Rashdan (90 + 7' kanë shënuar për jordanezët, ndërsa Natiq (68') dhe Hussein (76') kanë realizuar për irakianët.























