Zhbllokohet ndihma për Ukrainën
Hanife Osmani / RTK
Udhëheqësit e BE-së zhbllokuan paketën financiare prej 50 miliardë eurosh në mbështetje për Ukrainën. Ky vendim kërkonte unanimitet të plotë.
Të 27 liderët e BE-së ranë dakord për një paketë ndihme prej 50 miliardë drejt Kievit zyrtar tha presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel, nëpërmjet platformës sociale X dikur Twitter.
Ai gjithashtu shtoi se marrëveshja e arritur mbyll një financim të qëndrueshëm, afatgjatë dhe të parashikueshëm për Ukrainën.
Dilema ishte se kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban do të bllokonte paketën e ndihmës njëjtë siç kishte bërë në një samit evropian dhjetorin e kaluar. Orban kishte thënë se donte të detyronte një rishikim të politikës së BE-së ndaj Ukrainës dhe kishte vënë në pikëpyetje idenë e angazhimit për të financuar atë për katër vitet e ardhshme.
E sipas Reuters marrëveshja e re përfshin një diskutim vjetor të paketës dhe opsionin për ta rishikuar atë në çdo dy vjet, nëse nevojitet. E pas tejkalimit të kësaj dileme dhe frike se mos Hungaria do ta përdorte veton, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, dhe Kryeministri polak Donald Tusk e mirëpritën iu gëzuan zhbllokimit duke e cilësuar këtë si një ditë e mirë për Evropën.























