Navalny fton rusët në protestë kundër Putinit në kohën e zgjedhjeve
BKT
Rajoni dhe Bota

Navalny fton rusët në protestë kundër Putinit në kohën e zgjedhjeve

Përgatiti: M.Miftari/RTKlive

Udhëheqësi i burgosur i opozitës Alexei Navalny u bën thirrje rusëve të protestojnë ndaj presidentit Vladimir Putin në zgjedhjet presidenciale, pikërisht në momentin e votimit.

Në një deklaratë në mediat sociale, Navalny pohoi se duke formuar radhë të gjata në mesditën e 17 marsit për të votuar kundër Putinit, banorët do të kryenin "një demonstrim të fuqishëm të gjendjes shpirtërore në vend". Ai thotë se mund të jetë "një aksion i duhur proteste gjithë popullore që do të zhvillohet jo vetëm në çdo qytet, por në çdo lagje të çdo qyteti".

Aleati i Navalny-t, Ivan Zhdanov, thotë se propozimi fillimisht na dukej i dobët.

“Por pastaj u ulëm dhe e llogaritëm. Në Moskë ka 2058 qendra votimi edhe nëse në të njëjtën kohë paraqiten gjysmë milioni njerëz, në çdo qendër votimi do të ketë 250 njerëz me mendje të njëjtë në çdo qendër votimi”, shkruan Zhdanov në platformën  ‘X’.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota