Real Madrid fiton dhe rimerr kreun
BKT
Sport

Real Madrid fiton dhe rimerr kreun

Uran Krasniqi/RTKLive

Real Madrid ka rimarrë kreyn e tabelës në La Liga. Kjo pasi në ndeshjen e Javës së njëzet e dytë kanë fituar si mysafir i Getafe.

Ndeshja e zhvilluar në "Coliseum" është mbyllur me rezultat 0-2 në favor të "mbretërve".

Në të dy pjesët nga dyzet e pesë minuta "madrilenët" kanë shënuar nga një gol, por në të dy rastet realizuesi ka qenë i njëjtë: Joselu. Ai ka shënuar në minutën e katërmbëdhjetë dhe pesëdhjetë e gjashtë. 

Pas kësaj fitore Real Madrid kryeson tabelën me dyzet e shtatë pikë, dy më shumë se sa Girona në vendin e dytë.