Obran nën presion për të ratifikuar anëtarësimin e Suedisë në NATO
BKT
Rajoni dhe Bota

Obran nën presion për të ratifikuar anëtarësimin e Suedisë në NATO

Dardan Ramabaja/ RTK

Hungaria gjendet nën presion për të ratifikuar anëtarësimin e Suedisë në NATO pas marrëveshjes me BE-së për Ukrainën.

Presioni mbi Hungarinë po rritet për të ratifikuar anëtarësimin e Suedisë në NATO pasi Budapesti më në fund u bashkua me shtetet e tjera të Bashkimit Evropian për ndihmën e re për Ukrainën.

Kryeministri Viktor Orban ka deklaruar të premten se ai "u mbështet për muri" për vendin e tij përpara se të pajtohej për marrëveshjen e BE-së me vlerë 50 miliardë euro në një samit të Bruksel-it të enjten pas disa javësh rezistencë.

Hungaria ishte e vetmja nga 27 vendet anëtare të BE-së që nuk e kishte mbështetur marrëveshjen në samitin e dhjetorit. Gjithashtu është i vetmi vend i NATO-s që nuk e ka ratifikuar ende kërkesën për anëtarësim të Suedisë, një proces që kërkon mbështetjen e të gjithë anëtarëve.

Orban, i cili ka lidhje të afërta me Rusinë thotë se qeveria e tij mbështet anëtarësimin e Suedisë në aleancë. Tani ai përballet me presion nga jashtë për të përshpejtuar procesin.

Ligjvënësit e opozitës kanë thirrur një seancë të jashtëzakonshme të parlamentit për të hënën për të vënë në rendin e ditës pranimin e Suedisë në NATO. Por ligjvënësit e partisë qeverisëse të Orbanit Fidesz kanë deklaruar të enjten se votimi do të ndodhë pas takimit të Orban-it me kryeministrin suedez Ulf Kristersson.

Orban ka një shumicë dërrmuese në parlament, të cilën ai e ka përdorur shpesh për të kontrolluar legjislacionin, në disa raste brenda natës.

Presioni u rrit mbi Orban për të përshpejtuar procesin e ratifikimit suedez pasi ligjvënësit e lartë amerikanë thanë se dëshironin që Hungaria të miratonte menjëherë pranimin e Suedisë, duke sugjeruar se Budapesti rrezikon dëmtimin e përhershëm të marrëdhënieve të tij me Uashingtonin nëse nuk vepron.

 


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota