Tre të vdekur dhe rreth 300 të plagosur nga shpërthimi i gazit në Keni
BKT
Rajoni dhe Bota

Tre të vdekur dhe rreth 300 të plagosur nga shpërthimi i gazit në Keni

Dardan Ramabaja / RTK

Një shpërthim i madh gazi në kryeqytetin kenian, Nairobi, ka lënë  të vdekur të paktën tre persona në mesin e tyre edhe një fëmijë dhe ka plagosur rreth 300 të tjerë.

"Një kamion që transportonte gaz shpërtheu në qarkun Embakasi rreth orës 23:00, duke krijuar një top të madh zjarri", ka thënë një zëdhënës i qeverisë.

Banesa, biznese dhe makina u dëmtuan nga shpërthimi që ndodhi pranë blloqeve të banimit.

Zona është rrethuar dhe po punohet për zbardhjen e shkaqeve të shpërthimit.

Të paktën një person është arrestuar për incidentin.

Qeveria fillimisht tha se shpërthimi ndodhi në një fabrikë gazi ku punëtorët po rimbushnin bombolat e gazit, por më vonë sqaroi se një kamion kishte shpërthyer në oborrin e saj të parkimit, dhe se zjarri është vënë nën kontroll.

Shefi i policisë Embakasi, Wesley Kimeto tha se një fëmijë ishte në mesin e atyre që vdiqën, duke shtuar se numri i të vdekurve mund të rritet.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota