Drita prezanton Ensar Huruglicën
BKT
Sport

Drita prezanton Ensar Huruglicën

Uran Krasniqi / RTKLive

Drita është përforcuar me Ensar Huruglicën. Për afrimin ka njoftuar vetë skuadra gjilanase.

"Ensari bashkohet me ne si një djal i qytetit tonë me shumë potencial. I rritur në Zvicër ku së fundmi ishte pjesë e ekipit të Kriens, Ensari shquhet si një djal me shumë potencial. Njëzet vjeçari është prezantuar nga drejtori sportiv z. Valon Zymberi i cili i dëshiroi mirëseardhje", ka bërë të ditur Drita. "Klubi ynë FC DRITA do të jetë shtëpia ku talentin e tij prej një futbollisti në rritje e sipër tash e tutje do ta shfaqë në fanelën bardhë e kaltër".

Aktalisht në tabelën e Superligës së Kosovës të kryesuar nga Ballkani, Drita gjendet në pozitën e tretë.