Mbreti Charles III diagnostifikohet me kancer
BKT
Rajoni dhe Bota

Mbreti Charles III diagnostifikohet me kancer

RTK

Mbreti Charles është diagnostikuar me një lloj kanceri. Kështu ka njoftuar përmes një njoftimi Pallati Buckingham.

Lloji i kancerit nuk është zbuluar, por sipas një deklarate të pallatit, mbreti ka filluar trajtimet. Kanceri u zbulua gjatë trajtimit të tij të fundit nga prostata e zmadhuar.

“Mbreti pret që të kthehet në detyrën e plotë publike sa më shpejt të jetë e mundur. Ai do t’i shtyjë angazhimet e tij publike dhe pritet që anëtarët e tjerë të familjes mbretërore të ndihmojnë për ta përkrahur gjatë trajtimit të tij”, njofton Pallati Buckingham.

Ende nuk dihen detaje të mëtejshme për fazën e kancerit. Edhe pse ai do të ndalojë pjesëmarrjen në ngjarjet publike, Mbreti, 75-vjeç, do të vazhdojë me rolin e tij kushtetues si kreu i shtetit. Ai bëri një procedurë të prostatës në një spital privat në Londër më shumë se një javë më parë.

Mbreti zgjodhi ta kryente publikisht trajtimin e tij të prostatës, me qëllimin për të inkurajuar më shumë burra që të bënin kontrolle, tha pallati përmes një njoftimi.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota