23:08 / 06.02.2024
Vdes ish-presidenti i Kilit në një aksident me helikopter
M.P. / RTKlive
Ka ndërruar jetë ish-presidenti i Kilit, Sebastian Pinera, si pasojë e një aksidenti me helikopter. Lajmin e ka bërë me dije qeveria dhe zyra e ish-presidentit, përkatësisht ministrja e Brendshme, Carolina Toha.
Pinera vdiq në moshën 74 vjeçare, ndërkaq si president shërbeu për një periudhë të gjatë duke përfshirë vitet nga 2010 në 2014 dhe nga 2018 në 2022.
Gjatë qeverisjes së tij, Pinera u çmua për rritjen ekonomike dhe rënien e papunësisë. Ndërkaq mandati i tij i dytë si president u shoqërua me protesta në emër të shkeljes së të drejtave të njeriut.























