Policia zvicerane vrau të dyshuarin i cili kishte marrë peng 15 udhëtarë
BKT
Rajoni dhe Bota

Policia zvicerane vrau të dyshuarin i cili kishte marrë peng 15 udhëtarë

Bardhyl Bajrami/ RTK

Policia zvicerane e ka vrarë personin i cili nën kërcënimin e thikës dhe të një sëpate, kishte marrë peng 15 udhëtarë në një tren në Yverdon. I dyshuari, 32 vjeç është raportuar të jetë një azilkërkues nga Irani.

I dyshuari kishte detyruar drejtuesin e trenit që ta ndalojë atë dhe t’u bashkohet udhëtarëve në vagon. Sipas medieve, autoritetet ishin alarmuar nga udhëtarët e trenit. Policia, përfshirë edhe njësinë special nga Gjeneva e kishin rrethuar trenin dhe ishin përpjekur për disa orë të bisedojnë me të dyshuarin por pa sukses.

Më pas kishin ndërhyrë dhe i kishin shkaktuar plagë vdekjeprurëse pasi I dyshuari I kishte sulmuar ata. Të gjithë pengjet janë liruar dhe ishin të palënduar. Policia ka thënë se nuk dihen arsyet që e kishin shtyrë të dyshuarin ta ndërmarrë atë veprim.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota