Sela: Shkarkimin e Taravarit e kanë mbështetur 106 anëtarë të Kuvendit
BKT
Rajoni dhe Bota

Sela: Shkarkimin e Taravarit e kanë mbështetur 106 anëtarë të Kuvendit

Sh.Ç /RTKlive

Shkarkimin e Arben Taravari  nga detyra e kryetarit të Aleancës për Shqiptarët e kanë mbështetur 106 anëtarë të Kuvendit qendror nga 108 të pranishëm. Kurse vendimi përfundimtar do të miratohet në Kongresin partiak.

“Si rezultat I këtij vendimi, pika e dytë e rendit të ditës ishte që të shkohet në Kongres më 18 shkurt dhe do të vendoset për nismën e miratuar nga Kuvendi Qendror të ASH-së, për shkarkimin e Kryetarit Arben Taravari, për shkak të shkeljeve të rënda të statutit të partisë”, tha Ziadin Sela.

Ziadin Sela ka përsëritur qëndrimin se ASH-ja duhet e vetme të shkojë në zgjedhje duke potencuar se ndryshimet kushtetuese do të jenë kusht për formimin e Qeverisë së ardhshme.

“Gjendemi në situatë kritike si shtet. Para nesh janë ndryshimet kushtetuese që duhej të kishin përfunduar që rruga drejt BE-së të ishte garantuara dhe me këtë të ketë më shumë stabilitet në kohën kur shumë aktorë politik nga lindja janë të interesuar për pasiguri dhe realizimin e qëllimeve të tyre gjeopolitike. Pa marrë parasysh kush do të jetë mandatari për formimin e qeverisë, së pari të bëhen ndryshimet kushtetuese e më pas të formohet qeveria”, tha Sela.

Taravari: Sot i kemi ndarë rrugët me Ziadin Selën

Kurse, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, pas tubimit të mbajtur në Gostivar tha se prej sot i ndan rrugët me Ziadin Selën. Ai po ashtu tha se ndryshimin mund ta sjellë vetëm Aleanca, askush tjetër.

“Prej sot rrugët tona janë ndarë ato që mendojnë se duhet t’i ndihmojnë BDI-së mund të vazhdojnë, ne që mendojmë se duhet ta sjellim ndryshimin, ndryshimin mund ta sjell vetëm Aleanca askush tjetër, ne do ta vazhdojmë rrugëtimin tonë”, tha Taravari.

 

 


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota