Nisin punimet në stadiumin olimpik “Adem Jashari” 
BKT
Sport

Nisin punimet në stadiumin olimpik “Adem Jashari” 

Uran Krasniqi / RTKLive

Kanë nisur punimet në stadiumin olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë, ka njoftuar Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit. 

"Kanë nisur punimet në stadiumin olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë. Shpronësimet kanë përfunduar, kushtet e ndërtimit dhe leja ndërtimore janë siguruar, borxhet e akumuluara ndër vite (komunalitë) janë paguar, kontrata me operatorin është zgjatur, zotimi për buxhet është siguruar. 
Stadiumi do të jetë i kategorisë 4 sipas standardeve të UEFA-s dhe do të përmbush të gjitha kushtet për ndeshje vendore dhe ndërkombëtare", ka bërë të ditur MKRS.