Muja debuton me gol në Turqi
BKT
Sport

Muja debuton me gol në Turqi

Uran Krasniqi / RTKLive

Arbnor Muja ka debutuar me gol për Samsunspor në Superligën Turke.

Futbollisti mitrovicas ka gjetur rrjetën qysh në ndeshjen e parë. Skuadra e tij në ndeshjen e zhvilluar të hënën ka arritur fitore të rëndësishme 2-0 kundër Antalyaspor.

Muja ka realizuar në minutën e 90+1' pas një asistimi nga Holse, duke vulosur fitoren për ekipin e tij në momentin e fundit të ndeshjes.

Goli i parë për Samsunspor është shënuar nga Marius në minutën e 59-të. 

Muja iu bashkua Samsunspor nga klubi belg, Antwerp.