Trepça shkon në finale të Kupës së Kosovës
BKT
Sport

Trepça shkon në finale të Kupës së Kosovës

Uran Krasniqi / RTKLive

Trepça ka arritur në finale të Kupës së Kosovës pas një fitore ndaj Golden Eagle Yllit.

Skuadra mitrovicase ka triumfuar me rezultat 72:59 (22:10, 15:21, 20:11, 15:17).

Një pjesë e madhe e suksesit të Trepçës në këtë ndeshje ishte për shkak të lojtarit Drilon Hajrizi, i cili u shpall MVP i gjysmëfinales. Hajrizi e ka mbyllur ndeshjen me katërmbëdhjetë pikë, tetë kërcime e katër asistime. 

Në finalen e Kupës së Kosovës, Trepça do të ballafaqohet me fituesin e ndeshjes mes Sigal Prishtinës dhe Bashkimit.