23:03 / 15.02.2024
Milan me një këmbë në çerekfinale
Uran Krasniqi / RTKLive
Milan ka bërë një hap të madh drejt kualifikimit për raundin e ardhshëm të Europa League. Tani u duhet vetëm të përpiqen të ruajnë avantazhin e tyre në ndeshjen e kthimit.
Në ndeshjen e zhvilluar në "San Siro" skuadra e Stefano Pioli ka shënuar fitore në ndeshjen e parë të 1/16 e finales, duke fituar 3:0 ndaj Rennes.
Loftus-Cheek ka shënuar golin e parë për Milan në minutën e 32-të. Ai ka vazhduar shkëlqimin e tij duke shënuar edhe një gol në minutën e 35-të, duke e bërë rezultatin 2-0 për Milan.
Golin e tretë të Milanit e ka shënuar Rafael Leao në minutën e 53-të.
NDESHJET E TJERA:























