Luftimet në Gaza lë popullatën pa kujdesin e duhur shëndetësor
BKT
Rajoni dhe Bota

Luftimet në Gaza lë popullatën pa kujdesin e duhur shëndetësor

Dardan Ramabaja /RTK

Luftimet dhe mungesat e karburantit kanë nxjerrë nga përdorimi spitalin e dytë më të madh të Gazës.

Luftimet, mungesa e karburantit dhe sulmet izraelite e nxorën plotësisht jashtë funksionit spitalin e dytë më të madh të Rripit të Gazës të dielën, njoftuan zyrtarët shëndetësorë vendas dhe ata të OKB-së, ndërsa Izraeli po lufton me militantët e Hamasit në enklavën e shkatërruar palestineze.

Ushtria izraelite tha se forcat e saj speciale që po operojnë brenda dhe rreth spitalit Nasser kanë vrarë dhjetëra militantë palestinezë dhe kanë sekuestruar një sasi të madhe armësh në luftimet në të gjithë Gazën gjatë ditës së kaluar.

“Spitali Nasser në qytetin jugor të Khan Younis ende strehon shumë pacientë që vuajnë nga plagët e luftës dhe kriza shëndetësore e përkeqësuar e Gazës, duke mbetur me vetëm katër ekipe mjekësore që aktualisht kujdesen për pacientët brenda objektit," thonë zyrtarët e spitalit.

Sipas tyre furnizimi me ujë në spital ishte ndërprerë për shkak se gjeneratorët ishin jashtë funksionit për tre ditë, duke ndërprerë edhe furnizimin me oksigjen gjë që kishte shkaktuar vdekjen e të paktën shtatë pacientëve.

Spitalet e Gazës kanë qenë një pikë qendrore e luftës katërmujore midis Izraelit dhe grupit militant palestinez Hamas, i cili kontrollon territorin e rrethuar. Por shumica janë nxjerrë jashtë veprimit nga luftimet dhe mungesa e karburantit, duke lënë një popullsi prej 2.3 milionë banorësh pa kujdesin e duhur shëndetësor.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota