Dita e fundit e raundit vendimtar për Julian Assange
BKT
Rajoni dhe Bota

Dita e fundit e raundit vendimtar për Julian Assange

DW

Themeluesi i Wikileaks kërkon të pengojë ekstradimin në SHBA në një procedurë të fundit gjyqësore në Britaninë e Madhe. Nuk dihet, nëse gjyqtarët në Londër do të japin pëlqimin për këtë.

Këtë të mërkurë kalon në ditën e dytë procesi juridik vendimtar për ekstradimin ose jo të e themeleuesit të Wikileaks, Julian Assange në SHBA. Pasi të martën avokatët paraqitën argumentet e tyre para Gjykatës së Lartë, në Londër, të mërkurën e ka radhën pala kundërshtare amerikane. Nuk dihet, se kur merret vendimi. Pritet që vendimi të mos jepet menjëherë pas ditës së dytë të seancës dëgjimore.

Për Julian Assange seanca dyditore është mundësia e fundit para gjykatave britanike për të penguar ekstradimin në SHBA . Ai shpreson në një proces juridik të plotë. Nëse Assange dështon në këtë proces, merr fund rruga ligjore në Britaninë e Madhe. Atëherë mbetet për të mundësia e daljes para Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg. Por bashkëshortja, Stella Assange trembet, se ai brenda pak ditësh mund të dërgohet në SHBA. Ajo paralajmëron, se Assange mund të kryejë vetëvrasje.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota