Osmani: Kandidatura ime është një referendum për barazi të plotë në RMV
BKT
Rajoni dhe Bota

Osmani: Kandidatura ime është një referendum për barazi të plotë në RMV

VOA

Në Maqedoninë e Veriut kanë filluar përgatitjet për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare qe zhvillohen në fund të prillit dhe fillim të majit.

Nga partitë politike shqiptare do të ketë dy kandidatë për zgjedhjet presidenciale.

Nga koalicioni i opozitës shqiptare kandidat do jetë Arben Taravari, ndërsa të enjten, Partia Bashkimi Demokratik për Integrim shpalli se kandidat i saj do jetë Bujar Osmani, i cili mban detyrën e Ministrit të Jashtëm të Maqedonisë së Veriut.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Osmani tha se kandidatura e tij ishte "një referendum” në mbështetje të idesë që presidenti të zgjidhet nga parlamenti. 

“Duke qenë se vitin e kaluar isha kryesues i organizatës më të madhe botërore të sigurisë të OSBE-së me 57 shtete dhe 1.3 miliardë njerëz, por më tepër kandidatura ime është një referendum për një ide të barazisë së plotë të të gjitha komuniteteve në Maqedoninë e Veriut, për shkak se ne dalim me ide për një plebishit, një mbështetje plebishitare për idenë që presidenti të zgjidhet në Parlament me dy të tretat e votave dhe me shumicë të dyfishtë, ku edhe shumica e deputetëve shqiptarë do të jetë përcaktuese për zgjedhjen e presidentit. Për shkak se presidenti duhet të jetë një figurë unifikuese, indi lidhës, indi koheziv që mban bashkë narracionet e ndryshme në vend; në një ind, në një harmoni multietnike dhe shoqërore. Prandaj, kjo kandidaturë e imja është një mesazh i madh se ka ardhur koha që të gjitha monopolet etnike që janë krijuar në shtet të rrënohen dhe të krijohet një shtet i barazisë së plotë për të gjithë inidvidët dhe për të gjitha komunitetet tjera", ka deklaruar mes tjerash ai.

Osmani tha se priste që qeveria e re të miratonte ndryshimet në kushtetutën e vendit, si dëshmi e synimeve për integrimin europian të Maqedonisë së Veriut.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota