Djali i Redondos i bashkohet Messit te Inter Miami
BKT
Sport

Djali i Redondos i bashkohet Messit te Inter Miami

Uran Krasniqi / RTKLive

Federico Redondo, djali i ish-yllit të Real Madrid, Fernando Redondo, do të luajë së bashku me Lionel Messin te Inter Miami. 

Argjentinasi i ri ka nënshkruar një kontratë me skuadrën e Major League Soccer, e cila e mbanë të lidhur me klubin deri në vitin 2027.  

Njëzet e një vjeçari ka qenë pjesë e  Argentinos Juniors, me të cilën skuadër ka luajtur pesëdhjetë e tetë, duke përfshirë shtatë paraqitje edhe në Copa Libertadores.