Ukraina shkatërroi 16 nga 18 dronët e nisur nga Rusia natën e kaluar
BKT
Rajoni dhe Bota

Ukraina shkatërroi 16 nga 18 dronët e nisur nga Rusia natën e kaluar

RTKlive

Forcat ukrainase kanë shkatërruar 16 nga 18 dronët e lëshuar nga Rusia gjatë natës së kaluar.

Dronët u shkatërruan mbi rajonet Poltava, Kiev, Khmelnytskyi, Mykolaiv, Kirovohrad, Dnipropetrovsk, Zaporizhzhia dhe Kherson.

Sipas Forcave të Mbrojtjes Jugore të Ukrainës, Rusia lëshoi gjithashtu dy raketa anti-radar Kh-31P nga avionët taktikë mbi Detin e Zi në drejtim të Odesës. Të dy raketat u kapën nga njësitë e mbrojtjes ajrore.

Guvernatori i rajonit të Dnipropetrovsk, Serhii Lysak, raportoi në mëngjesin e 25 shkurtit se një dron rus shkatërroi një ndërtesë në rrethin e Nikopolit, por nuk ka pasur viktima.

Sulmet me dronë janë një dukuri pothuajse e përditshme në Ukrainë, duke prekur rajone të ndryshme në të gjithë vendin.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota