BDI: Osmani kandidati i parë zyrtar për president me mbi 10.000 nënshkrime
BKT
Foto: Nga profili i Bujar Osmanit
Rajoni dhe Bota

BDI: Osmani kandidati i parë zyrtar për president me mbi 10.000 nënshkrime

G.K/RTKlive

Bashkimi Demokratik për Integrim ka njoftuar se kandidati për president Bujar Osmani, ka grumbulluar mbi 10.000 nënshkrimet e nevojshme për konfirmimin e kandidaturës.

 “Shprehim mirënjohje të thellë ndaj çdo qytetari që vendosi nënshkrimin e tij në qendrat rajonale të KSHZ-së duke dhënë mbështetje për kauzën tonë të re, e drejtë plotësisht legjitime për Presidentin e parë shqiptar”, thuhet në komunikatën e BDI-së.

BDI më tej njofton se procesi i nënshkrimeve do të vazhdojë të jetë i hapur për ata që duan të përkrahin kandidaturën e Bujar Osmanit për president. 

“Bashkë le t’i prijmë referendumit më të rëndësishëm të kohës për të miratuar ndryshimet kushtetuese për përzgjedhjen e Presidentit me 2/3 e votave në Kuvend dhe me shumicë të Badenterit dhe për të miratuar amandamentet e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë që të vazhdojmë rrugën e integrimit evropian”, shkruan BDI në komunikatë.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota