Napoli deklason Sassuolon, shënon Rrahmani
BKT
Sport

Napoli deklason Sassuolon, shënon Rrahmani

Uran Krasniqi / RTKLive

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani,e ka ndihmuar Napolin me gol për të fituar kundër Sassuolos në ndeshjen e të mërkurës, e vlefshme për Javën e 26-të të Serie A. 

Rezultati përfundimtar i takimit ka qenë 1-6. 
"Hat-trick" në këtë ndeshje për napolitanët ka shënuar sulmuesi nigerian, Victor Osimhen. 
Dy golat e tjerë janë shënuar nga Kvaratskhelia. 
Golin e vetëm për vendasit e ka realizuar Racic. 
Në tabelën e kryesuar nga Inter, Napoli gjendet në vendin e nëntë, ndërsa Sassuolo në vendin e tetëmbëdhjetë.