Albion Rrahmani ndihmon Rapid Bucuresti të fitojë nga UTA Arad
BKT
Sport

Albion Rrahmani ndihmon Rapid Bucuresti të fitojë nga UTA Arad

Uran Krasniqi / RTKLive

 Albion Rrahmani ka shkëlqyer derisa Rapid Bucuresti ka triumfuar me rezultati 4-1 kundër UTA Arad në ndeshjen e zhvilluar në Javën e 28-të të Ligës 1 në Rumani.

Sulmuesi kosovar ka shënuar dy gola, teksa në fushën e lojës për skuadrën e kryeqytetit kanë qenë edhe Ermal Krasniqi e Florent Hasani.

Dy golat e tjerë për Rapid i kanë shënuar Badescu e Burmaz.

Goli i vetëm për mysafirët është shënuar nga Micovschi.

Pas kësaj fitoreje, në tabelën e Ligës 1 që kryesohet nga FSCB, Rapid gjendet në vendin e dytë, ndërsa UTA Arad në vendin e tetë.