18:16 / 02.03.2024
Dortmund del fitues nga Berlini
Uran Krasniqi/RTKLive
Borussia Dortmund ka fituar ndaj Union Berlin në stadiumin "Alte Foersterei".
Në ndeshjen e vlefshme për Javën e njëzet e katër të Bundesligës rezultati ka qenë 0 - 2.
Adeyemi (41') dhe Maatsen (90') kanë qenë golashënuesit për skuadrën e Dortmund.
Pas kësaj fitore, Dortmund gjendet në vendin e katërt në tabelën e Bundesligës të kryesuar nga Bayer Leverkusen, ndërsa Union Berlin zë vendin e katërmbedhjetë.























