MPB me detaje për aksidentin në rrugën Shkup – Bllacë
Emine Hoti / RTKlive
Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se gjatë orëve të para të mëngjesit në rrugën kryesore Shkup – vendkalimi kufitar Bllacë, ka ndodhur një aksident trafiku.
Siç bën të ditur MPB-ja, në aksident nuk ka persona të lënduar.
Kamioni i mbushur me rreth 25 tonë plastikë PVC ka humbur kontrollin dhe është përmbysur në rrugë dhe si rrjedhojë është ndërprerë qarkullimi në të dy drejtimet.
“Më datë 09.03.2024 në ora 06:50 në rrugën kryesore Shkup – vendkalimi kufitar Bllacë, ka ndodhur një aksident trafiku ku kamioni ka humbur kontrollin dhe është përmbysur në rrugë, duke i zënë të dy koristë, ndërkaq nuk ka të lënduar. Policia është njoftuar dhe komunikacioni do të jetë i ndërprerë në të dy drejtimet”, thuhet nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Mallrat nga kamioni me rreth 25 tonë plastikë PVC janë duke u shkarkuar në vendngjarje ku të pranishëm janë shërbimi aktual dhe doganor.























