Ushtria amerikane ka vazhduar hedhjen e ndihmave nga ajri në Gazë
Dardan Ramabaja/ RTK
Forcat amerikane kanë vazhduar edhe të shtunën të hedhin ndihma humanitare nga aeroplanët mbi Gazën veriore.
Një formacion i aeroplanët C-130J Super Hercules të Forcave Ajrore amerikane hodhi 88 ngarkesa ndihme humanitare, të cilat përfshinin 41,400 vakte dhe 23,000 shishe ujë, njofton Forca Ajrore.
SHBA është një nga disa vende që ka dërguar ndihma me parashutë në Gaza në mes të një krize humanitare të përkeqësuar që ka lënë gati një të katërtën e popullsisë në prag të urisë.
Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët në Palestinë e përshkroi situatën në veri të Gazës si "tragjike", ku uria është kudo në Gaza.''
Të premten, më 8 mars, thuhet se pesë persona u vranë dhe 10 të tjerë u plagosën kur një paletë ndihme ra mbi ta pranë kampit të refugjatëve bregdetar të al-Shati.
Komanda Qendrore e SHBA tha se vdekjet nuk u shkaktuan nga aeroplanët amerikanë.























