16:26 / 11.03.2024
Gjenden 4 trupa të pa jetë si pasoje e vërshimeve të mëdha në Francë
RTK
Gjenden 4 trupa të pajetë si pasoje e vërshimeve të mëdha të stuhisë “Monika” e cila ka goditur Francën.
Stuhia ‘Monika’ ka sjellë vërshime vdekjeprurëse në jug të Francës. Kërkimet kanë rifilluar mesnatën e 9 marsit kur ujërat e rrëmbyeshëm përfshinë makinën e familjes, ku e njëjta u gjet bosh.
Kërkimet për të mbijetuar ndonëse në mot të lig kanë vazhduar në rajonin e Gardii. Trupi i katërt i pajetë është gjetur nga shërbimet e emergjencës përgjatë lumit të Gardonit.
Pritet të vijë identifikimi për të përcaktuar nëse trupi i fundit i gjetur është i babait të të zhdukurve.
Fëmijët e tij, 4 dhe 13 vjeç, mbeten ende të zhdukur. Më shumë se 200 shpëtimtarë janë duke i kërkuar në mënyrë aktive.























