Izraeli vazhdon me sulme kundër Hamasit
BKT
Rajoni dhe Bota

Izraeli vazhdon me sulme kundër Hamasit

Hanife Osmani / RTK

Forcat tokësore, ajrore dhe detare izraelite godasin objektivat e Hamasit në Gaza, thonë nga trupat mbrojtëse me 11 mars.

Sipas IDF, ushtarët e saj vranë rreth 15 militantë në Rripin qendror të Gazës në përleshje nga afër, me zjarr snajper dhe me sulme ajrore. E në Gazën jugore, trupat e IDF-it kryen bastisje në ndërtesat e përdorura nga operativët e Hamasit, ata gjetën armë dhe pajisje të tjera ushtarake në zonën e Hamadit në Khan Younis.

Një operacion tjetër i veçantë brenda zonës nga ushtaret e e IDF-it lanë të vrarë edhe një militant nga afër. Ndërkohë, në Rripin verior të Gazës, trupat detare izraelite që veprojnë atje goditën edhe një anije të përdorur nga Hamasi.

Rreth 31,100 njerëz janë vrarë nga Izraeli në Gaza që nga 7 tetori, më shumë se gjysma e të cilëve ishin gra dhe fëmijë, sipas ministrisë së shëndetësisë së Gazës. Të paktën 72,600 janë numëruar si të plagosur në luftë, tha ministria, duke shtuar se mbi 8100 njerëz janë të zhdukur dhe mendohet se janë varrosur nën rrënoja. Sulmi i udhëhequr nga Hamasi në Izrael tetorin e kaluar vrau rreth 1200 njerëz dhe pa 240 të tjerë të marrë peng, sipas autoriteteve zyrtare.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota