Shpallet rezultati i zgjedhjeve në Portugali, fiton Aleanca Demokratike
BKT
Rajoni dhe Bota

Shpallet rezultati i zgjedhjeve në Portugali, fiton Aleanca Demokratike

Bardhyl Bajrami/RTK

Partia e qendrës së majtë Aleanca Demokratike dhe Socialistët kanë fituarmë së shumti vota në zgjedhjet e parakohshme që u mbajtën në Portugali. Megjithatë asnjëra nga këto, të vetme nuk mund ta formojnë qeverinë e shumicës. E treta ka dalë partia ‘Mjaft’, parti kjo e ekstremit të djathtë.

Aleanca Demokratike e Luis Montenegros në Portugali, parti e qendrës së djathtë, ka fituar me rezultat të ngushtë në zgjedhjet e së dielës, por ka pak gjasa që ta formojë qeverinë e shumicës. Dy partitë kryesore në Portugali kanë fituar rreth 29% të votave.

Montenegro, përkrahësve të tij u ka thënë se votuesi portugez ka votuar për ndryshim. Aleanca Demokratike, pas numërimit të të gjitha votave, ka fituar 79 ulëse në parlament, dy më shumë se rivalët socialistë.

Chega apo Mjaft, parti kjo e ekstremit të djathtë, ka fituar 18% të votave apo 48 ulëse në parlament, duke qenë partia e tretë me më së shumti vota të fituara.

Dalja në këto zgjedhje ka shënuar rekord, me 66% të votuesve të regjistruar.

Parlamenti portugez ka gjithsejtë 230 ulëse.

10 milionë portugez kanë pasur mundësinë të votojnë në zgjedhjet e parakohshme të dielën, katër muaj pas dorëheqjes së kryeministrit socialist Antonio Costa, për shkak të pretendimeve për korrupsion, edhe pse ai asnjëherë nuk është përmendur si i dyshuar.

Sipas analistëve, Portugalia do të përballet me parlamentin me te fragmentuar që nga fundi i periudhës së diktaturës, para gjysmë shekulli.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota