Anarki në Haiti, jep dorëheqje kryeministri Ariel Henry
Dardan Ramabaja/RTK
Kryeministri i Haitit Ariel Henry është pajtuar të dorëhiqet pas javëve të presionit në rritje dhe dhunës në vendin e varfër. Dorëheqja vjen pasi krerët rajonalë u takuan në Xhamajka të hënën për të diskutuar një tranzicion politik në Haiti.
Henry aktualisht është i bllokuar në Porto Riko pasi u pengua nga bandat e armatosura të kthehej në shtëpi.
Në një video-adresim ku njoftonte dorëheqjen e tij, Henry u kërkoi Haitianëve të qëndronin të qetë.
"Qeveria që unë drejtoj do të japë dorëheqjen menjëherë pas instalimit të një këshilli " ka deklaruar Henry.
Kryeministri i cili kishte udhëhequr vendin në një bazë të përkohshme që nga korriku i viti 2021 pas vrasjes së ish-presidentit Jovenel Moïse, i kishte shtyrë vazhdimisht zgjedhjet, duke thënë se së pari duhet të rivendoset siguria.
Por bandat e armatosura rëndë vetë sa kanë shtrënguar kontrollin e tyre në rrugët e kryeqytetit Port-au-Prince dhe kanë sulmuar burgun kryesor duke ndihmuar mijëra të burgosur të arratisen, dhe kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit të pazgjedhur.
Kryeqyteti Port-au-Prince dhe rajoni përreth janë nën një gjendje të jashtëzakonshme njëmujore, ndërsa një shtetrrethimi është zgjatur.























