Ndihmat në veri të Gazës u dërguan përmes një rruge të re
BKT
Rajoni dhe Bota

Ndihmat në veri të Gazës u dërguan përmes një rruge të re

Brdhyl Bajrami / RTK

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka thënë se ka shfrytëzuar një rrugë të re tokësore për të dërguar ndihma humanitare në veri të Gazës, për herë të parë në tre javë.

Ushtria izraelite ka thënë se gjashtë kamionë të Programin Botëror të Ushqimit kanë kaluar përmes një porte në rrethojën kufitare të Gazës. Ndihmat e dërguara të së martës në mbrëmje ishin pjesë e një pilotprogrami për të parandaluar Hamasin që ta merr kontrollin mbi ato ndihma.

Dje po ashtu, një anije me rreth 200 tonelata ndihma është nisur nga Qiproja, e kjo e bën edhe inaugurimin e një rruge të re detare drejt territorit palestinez. Kjo anije pritet që në skelën e ndërtuar enkas të ankorohet të enjten.

Izraeli insiston se nuk ka kufizime për sasinë e ndihmave që mund të dërgohet në tërë territorin e Gazës, ndërsa e ka fajësuar agjencitë e OKB-s për dështim në shpërndarjen e ndihmave.

OKB ka thënë se të paktën 576 mijë palestinezë në Gazë, një e katërta e tërë popullsisë, janë një hap larg urisë.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota