BE mbështetë Haitin e goditur nga dhuna
BKT
Rajoni dhe Bota

BE mbështetë Haitin e goditur nga dhuna

Përgatiti: M.Miftari/RTKlive

BE-ja i bashkohet SHBA-së dhe Kanadasë, ndër të tjera, në premtimin e ndihmës urgjente me miliona euro për Haitin e goditur nga dhuna.

Kontributi i BE-së për organizatat humanitare aktive në Haiti kalon shumën e dhjetëra miliona eurove.

“Një nivel i paprecedentë i dhunës së bandave çon në një rritje dramatike të nevojave humanitare në vend”, thotë zëdhënësi i Komisionit Evropian, Balazs Ujvari, njoftojnë mediet e huaja, transmeton RTKlive.

Dje, kryeministri në detyrë i vendit të Karaibeve, Ariel Henry, njoftoi dorëheqjen e tij. Shpresa është se masat a marra do të kontribuojnë në frenimin e spirales së përshkallëzuar të dhunës që e ka zhytur Haitin në një gjendje pothuajse anarkie totale.

Bandat e armatosura kontrollojnë pjesë të mëdha të Port-au-Prince dhe javët e fundit kanë vënë në shënjestër gjithnjë e më shumë stacionet e policisë, burgjet dhe infrastrukturën tjetër në kryeqytet.

 


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota