Wilders heq dorë nga posti i kryeministrit
BKT
Rajoni dhe Bota

Wilders heq dorë nga posti i kryeministrit

Muharrem Miftari /RTKlive

Politikani holandez, Geert wilders, i njohur për politikat anti-islamike, ka bërë të ditur se ka hequr dorë nga tentimi që të bëhet kryeministër, edhe pse partia e tij fitoi shumicën e votave në zgjedhjet e vitit 2023.

“Unë mund të bëhem kryeministër vetëm nëse e mbështesin të gjitha partitë në koalicion. Nuk ishte kështu,” tha zoti Wilders në X, dikur Twitter.

“Dashuria për vendin tim dhe votuesit është më e madhe dhe më e rëndësishme se pozicioni im”, deklaroi ai, njoftojnë mediet e huaja, transmeton RTKlive.

Njoftimi erdhi në prag të një raporti të pritur me padurim mbi bisedimet e koalicionit holandez, mes spekulimeve për një përparim që mund të rezultojë në një qeveri teknokratike.

Kim Putters, njeriu që mbikëqyr negociatat, ka thënë se palët në grindje ishin gati të hidhnin "hapin tjetër" pas dy ditësh bisedimesh "të mira dhe intensive" në një prona të vendit.

Tutje, Wilders postoi në X se ai donte një “kabinet të krahut të djathtë... më pak azil dhe imigrim. Holandezët janë të parët”.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota