Haiti në krizë, kërcënohen politikanët
BKT
Rajoni dhe Bota

Haiti në krizë, kërcënohen politikanët

Dardan Ramabaja /RTK

Ndërsa Haiti rrëshqet në anarki, kreu i bandës më të rrezikshme atje ka kërcënuar politikanët, ndërsa edhe Kanadaja është fundit nga vendet që kanë evakuuar stafin e tyre.

Një udhëheqës i fuqishëm i bandave në Haiti ka lëshuar një mesazh kërcënues ndaj liderëve politikë që do të mos marrin pjesë në një këshill të planifikuar tranzicioni për vendin, ndërsa edhe Kanadaja evakuoi stafin e ambasadës për shkak të rritjes së dhunës në kryeqytetin Port-au-Prince.

Pasi kryeministri jopopullor Ariel Henry njoftoi të hënën se do të jepte dorëheqjen pasi të krijohej këshilli, kryeqyteti fillimisht kishte qenë më i qetë, por dhuna u duk se shpërtheu sërish të mërkurën mbrëma , me një shkëmbim zjarri në një lagje dhe një sulm në akademinë e policisë herët të enjten.

Një zjarr ka shpërthyer në burgun kryesor, ku njerëz të armatosur liruan të burgosurit në fillim të këtij muaji.

Vendi i Karaibeve po lufton për të zgjidhur një krizë të gjatë politike dhe humanitare. Bandat e armatosura rëndë kanë pushtuar pjesën më të madhe të kryeqytetit dhe grupet e të drejtave të njeriut kanë raportuar për vrasje, rrëmbime dhe dhunë seksuale. Qindra mijëra njerëz janë zhvendosur.

Kreu i bandës më të rrezikshme që kontrollon shumicën e kryeqytetit kërcënon politikanët.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota