Transporti i naftës nga ‘flota hije’ ruse rrezikon Detin Baltik
BKT
Rajoni dhe Bota

Transporti i naftës nga ‘flota hije’ ruse rrezikon Detin Baltik

Muharrem Miftari/RTKlive

Sigurimi i disa anijeve që i përkasin "flotës hije" ruse është i pamjaftueshëm në mbrojtjen e mjedisit në Detin Baltik.

Transportues të naftës ruse në përpjekje për t’iu shmangur sanksioneve për shkak të kostos së lartë në sigurimin e mjaftueshëm në ruajtjen nga rrjedhja e naftës, rrezikojnë dëmtimin e mjedisit në Detin Baltik.

Sipas dokumenteve të zbuluara nga ‘Financial Times’ (FT), e cila raporton për këtë çështje, por edhe organizata joqeveritare daneze ‘Danwatch’, disa anije që operojnë në Detin Baltik mbështeten në politikat e sigurimit që mund të anulohen lehtësisht, nëse do të pësojnë një aksident, transmeton RTKlive.

Marrëveshjet e papërshtatshme të sigurimit mund të çojnë në kosto të mëdha për shtetet bregdetare të Evropës dhe Azisë për të luftuar derdhjet e mundshme të naftës. Kërcënimi gjithashtu ka të bëjë konkretisht me Finlandën, pasi anijet me naftë ruse kalojnë brigjet finlandeze në Detin Baltik.

Sigurimi i papërshtatshëm ka të bëjë me të ashtuquajturën flotë hije të Rusisë.

Në vitin 2022, vendet e G7 të ekonomive të zhvilluara, Bashkimi Evropian dhe Australia vendosën një tavan çmimi prej 60 dollarësh për fuçi për naftën bruto ruse të transportuar nga deti.

Kompanitë perëndimore të anijeve dhe kompanitë e sigurimeve detare janë lejuar që atëherë të ofrojnë shërbimet e tyre për cisternat që transportojnë naftë ruse, vetëm nëse nafta është shitur me një çmim maksimal prej 60 dollarë për fuçi. Megjithatë, Rusia e ka anashkaluar tavanin e çmimeve me një "flotë hije" cisternash, financimi dhe sigurimi i të cilëve janë nga vende të tjera sesa vendet perëndimore që kanë vendosur sanksione. Rusia ka gjetur blerës të rinj për naftën bruto, veçanërisht në Azi.

 

 


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota