15:31 / 15.03.2024
Ukrainë, 16 të vrarë nga sulmi me raketa ruse
Muharrem Miftari/RTKlive
Pas një sulmi me raketa ruse në Odessa, në jug të Ukrainës, janë vrarë 16 persona.
Mbi 40 persona thuhet se janë plagosur në sulmin, i cili u zhvillua në dy raunde, raporton agjencia e lajmeve AP duke iu referuar autoriteteve lokale, transmeton RTKlive.
Pasi shërbimet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, si pasojë e raketës së parë, një tjetër u qëllua në vendngjarje. Dy nga të vdekurit duhet të jenë punonjës të shpëtimit, sipas AP.
Të paktën dhjetë shtëpi në Odessa thuhet, gjithashtu, se janë shkatërruar nga ky sulm.























