11 palestinezë të vrarë e 21 plagosur në Deir al-Balah
BKT
Foto: CBC
Rajoni dhe Bota

11 palestinezë të vrarë e 21 plagosur në Deir al-Balah

Dardan Ramabaja / RTK

Të paktën 11 persona u vranë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë, kur një sulm ajror izraelit goditi një shtëpi në Deir al-Balah, në qendër të Gazës, herët të dielën, njofton agjencia palestineze e lajmeve Wafa, duke shtuar se disa të tjerë u plagosën, në sulm.

Në pamjet që ka publikuar Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze thotë se ka transportuar trupat e nëntë të vrarëve dhe 21 të plagosurve në spitalin Al Aqsa të Deir al-Balah pas sulmit. Kurse agjencia Wafa tha se një aeroplan izraelit goditi shtëpinë e familjes Thabet, duke cituar "burime mjekësore" që theksojnë se sulmet izraelite kishin në shënjestër shtatë familje ku dhjetëra janë vrarë dhe plagosur gjatë 24 orëve të fundit.

Ndërkohë, ministria e shëndetësisë në Gaza në përditësimin e saj të fundit thotë se rreth 31,550 njerëz janë vrarë që nga 7 tetori, shumica prej tyre gra dhe fëmijë, kurse 73.500 të tjerë janë lënduar.

 Sulmi ushtarak izraelit në Gaza erdhi si përgjigje ndaj një sulmi të paprecedentë të grupit militant palestinez Hamas në jug të Izraelit ku rreth 1200 njerëz u vranë dhe 240 të tjerë u morën peng. Ndërsa 100 prej tyre janë liruar në një shkëmbim mes Izraelit dhe Hamasit, shumë të tjerë mendohet se janë vrarë.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota