21 vdekur nga një aksident trafiku në Afganistan
BKT
Rajoni dhe Bota

21 vdekur nga një aksident trafiku në Afganistan

RTKlive

Një aksident trafiku në jug të Afganistanit la 21 persona të vdekur dhe dhjetëra të lënduar.

Përplasja në autostradën Kandahar-Herat përfshiu një motoçikletë, një kamion karburanti dhe një autobus, sipas kreut të departamentit të informacionit për qeverinë provinciale të Helmandit Sher Mohammad Wahdat.

Ai tregoi se 38 persona kanë mbetur të lënduar nga aksidenti.

Afganistani njihet për aksidentet e shpeshta si shkak i përkaqësimit të infrastrukturës nga lufta.

 


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota