Rezultatet preliminare: Putin fiton mandatin e pestë në Rusi
Hanife Osmani
Siç pritej, 71-vjeçari Vladimir Putin pashmangshëm do të fitojë edhe një mandat të pestë në krye të Rusisë.
Në rezultatet preliminare, lideri autoritar Putin fitoi rreth 88% të votave sipas Komisionit Qëndror Zgjedhor të Rusisë.
Sundimi çerekshekullor i Putinit siç duket do të zgjatet edhe gjashtë vjet të tjera.
Ai edhe njëherë shtypi opozitën në luften e pamëshirshme ndaj kundërshtarëve dhe mospajtuesve të tij.
Zgjedhjet në Rusi u mbajtën faktikisht pa asnjë kundërshtarë potencial për Putinin, me vetëm tre politikanë pak të njohur e qëndrimet politike të të cilëve thuajse aspak nuk dallojnë nga ato të Putinit.
Gjëja e vetme ndryshe në këto zgjedhje nga 25 vite të liderit rus në front si kryeminister apo president, ishin këtë herë sulmet me raketa dhe dronë nga Ukraina në ditën e zgjedhjeve.
Putin, ndonëse kundërshtar potencial për udheheqjen e shtetit nuk pati, ai u vu në provë nga një numër i madh i protestuesve rus të cilët nuk duan që Putin të vazhdojë pushtetin e tij. Të njejtit u rreshtuan pranë qendrave të votimit nëpër gjithë Rusinë, për aksionin e quajtur “Mesdita kundër Putinit”.
Disa prej tyre ndermorrën edhe aksione për t’i prishur fletëvotimet e tyre, aksion ky i cili u bë për nder të kundershtarit më të madh të Putin, Alexei Navalny. Navalny para se të vdiste në një burgun rus në Arktik në rrethana të dyshimta, kishte shpresuar se do t’i përdorte zgjedhjet për ta dëshmuar pakënaqësinë e popullit me luftën në Ukrainë dhe me sundimin e hekurt të Putinit. Ai u kishte bërë thirrje votuesve ta hidhnin votën saktësisht në mesditë, duke e quajtur aksionin “Mesdita kundër Putinit”.
E pikërisht ishtë mesdita në kohen e zgjedhjeve që gjeti kundërshtarë të shumtë. Edhe e veja e Alexei, Yulia Navalnaya dhe të tjerët, i kanë vazhduar thirrjet për protesta të ditën e zgjedhjeve.
Si pasojë dhjetëra u arrestuan në gjithë vendin gjatë zgjedhjeve që u zhvillua nën masa të rrepta sigurie.
Grupi OVD-Info, i cili monitoron arrestimet politike në Rusi, njoftoi se u arrestuan më shumë se 65 njerëz në 14 qytete në gjithë Rusinë.
Kreu i Fondacionit Kundër Korrupsionit, Ivan Zhdanov, i cili dikur udhëhiqej nga Navalny, tha se aksioni ka treguar se ekziston edhe një Rusi tjetër, se ka njerëz që ngrihen kundër Putinit.























