Izraeli kryen një operacion në spitalin Al-Shifa
BKT
Foto/ Gety images
Rajoni dhe Bota

Izraeli kryen një operacion në spitalin Al-Shifa

Dardan Ramabaja/ RTK

Forcat Izraelite kanë kryer një bastisje gjatë natës në spitalin Al-Shifa në qytetin e Gazës, ku është raportuar për tanke dhe të shtëna të fuqishme.

Ushtria Izraelite njofton se tani kanë marrë kontrollin e spitalit të cilin Hamasi po e përdorte për të nisur sulmet të reja.

Qindra palestinezë të zhvendosur janë strehuar në spitalin, i cili u sulmua nga forcat izraelite edhe më parë gjatë konfliktit.

Ushtria u bën thirrje njerëzve në spital dhe në zonat përreth që të evakuohen në një "zonë humanitare" aty pranë.

Por, një mjek në spital i thënë BBC-së se të shtënat e armëve u dësgjuan në orët e hershme, ku "çdokush në terren ishte në shënjestër,".

Kurse Ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gaza akuzon Izraelin për një krim lufte duke përdorur "narrativa të fabrikuara".

Operacioni ushtarak brenda një institucioni mjekësor shton presionin mbi negociatorët në Katar sot, ku të dyja palët do të rifillojnë bisedimet për një marrëveshje armëpushimi.

Një nga pikat kryesore të pengesave mendohet të jetë kërkesa nga Hamasi që civilët e zhvendosur nga lufta të mund të kthehen në shtëpitë e tyre në veri, por Izraeli thuhet se është i shqetësuar se kjo mund të sigurojë mbulim për Hamasin për të rindërtuar aftësitë e tij atje.

Ndërkohë Shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell ka thënë se "Izraeli po provokon zi buke në Gaza". Në fjalën e tij në ceremoninë e hapjes së Forumit Humanitar Evropian, ai theksoi se uria përdoret si armë lufte.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota