Belgjikë: Një polic u qëllua për vdekje, në një shkëmbim zjarri
BKT
Rajoni dhe Bota

Belgjikë: Një polic u qëllua për vdekje, në një shkëmbim zjarri

Muharrem Miftari/RTKlive

Një oficer policie u vra dhe dy u plagosën nga të shtëna gjatë një kontrolli shtëpie në periferi të Charleroi-t, në jug të Belgjikës, të hënën në mëngjes.

Për njërin prej të plagosurve situata cilësohet si kritike, shkruan gazeta L'Avenir, transmeton RTKlive.

I plagosur ka mbetur edhe autori, i cili po trajtohet në spital.

“Mendimet e mia shkojnë te familja dhe të dashurit. Duhet respekt për punën e zbatimit të ligjit, në shërbim të popullatës sonë”, shkruan kryeministri Alexander De Croo në X.

Mungojnë ende informacionet për arsyen e goditjes, e cila u krye nga një forcë speciale e policisë belge.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota